Site icon Telegrafi

Pompeo kërkon rritje urgjente të pranisë ushtarake në Poloni

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka konfirmuar se ka marrë vendimet e duhura që të miratohet sa më shpejtë vendimi për të rritur praninë ushtarake amerikane në Poloni, njoftoi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz.

Ministri i Jashtëm polak kishte zhvilluar dje një bisedë telefonike me kreun amerikan të diplomacisë.

Mike Pompeo tha se bisedimet për këtë çështje po zhvillohen në nivelin e ministrive të mbrojtjes kombëtare.

“Ne duam që kjo prani të jetë kuptimplotë dhe e rëndësishme, si dhe që ne të kemi një vend të rëndësishëm në axhendën amerikane”, tha Czaputowic.

Exit mobile version