Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo po viziton Danimarkën për të diskutuar rreth Kinës dhe aktivitetet në Arktik.
Sidoqoftë, ajo që tërhoqi vëmendje më shumë ishte që zyrtarët e shumtë nuk pranuan të shtrëngojnë dorën mes tyre shkaku pandemisë së coronavirusit.
Duke buzëqeshur sekretari amerikan iu afrua Ministrit të Jashtëm danez, Jepe Kofod, i cili injoroi dorën e shtrirë prej Pompeos dhe e përkëdheli mbi supe, transmeton Telegrafi.
Edhe ministri Yennis av Rana gjithashtu nuk ia shtrëngojë dorën, gjersa u përshëndetën me njëri-tjetrin me bërryl.
Washington Post e karakterizoi tërë incidentin si një “valle të çuditshme diplomatike”, dhe shumë cicërimë deklaruan se gjithçka dukej jashtëzakonisht e pakëndshme.
Ndryshe, Danimarka ka regjistruar më shumë se 13.400 rastesh të infektuarish me coronavirus dhe ka 613 vdekje. /Telegrafi/
— John Hudson (@John_Hudson) July 22, 2020