SHBA-ja e deponoi protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Këtë e bëri të ditur sekretari shtetëror Majk Pompeo në faqen e tij në Twitter.
“Me kënaqësi ju bëj të ditur se SHBA-ja e dorëzoi protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap më afër deri në pranimin e Maqedonisë së Veriut si aleate e 30-të”, bëri të ditur shefi i diplomacisë amerikane.
Pleased to announce the United States deposited its ratification of North Macedonia’s @NATO Accession Protocol. One step closer to welcoming #NorthMacedonia as NATO’s 30th Ally! #WeAreNATO, and we are #AlliedStrong.
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) December 2, 2019
Senati amerikan e ratifikoi protokollin për anëtarësim të vendit në Aleancë më 22 tetor të këtij viti.
Nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, Maqedoninë e Veriut e ndan vetëm një ratifikim duke pasur parasysh se për dhjetë muaj protokolli për anëtarësim në NATO është ratifikuar nga 28 prej gjithsej 29 anëtareve.
Pritet që edhe në Samitin e NATO-s që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Londër, në deklaratën përfundimtare të theksohet se vendi është i mirëseardhur si anëtar i 30-të.