Site icon Telegrafi

Pompeo dhe Le Drian biseduan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo u takua me Ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian në margjinat e një takimi ministror të koalicionit për humbjen e ISIS, të hënën në Uashington.

Përveç përpjekjeve për të mposhtur përgjithmonë ISIS, ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e NATO-s dhe bashkëpunimit transatlantik.

“Sekretari Pompeo dhe Ministri i Jashtëm Le Drian shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për mbështetjen e Ukrainës dhe përgjegjësinë e Iranit për provokimet e saj të vazhdueshme”, thonë nga Departamenti i Shtetit Amerikan./Telegrafi/

Exit mobile version