Sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës Veriatlantike në Washington tha se Departamenti Shtetëror edhe zyrtarisht ia dorëzoi Senatit të ShBA-ve të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Këtë vit presim të pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë, dhe me kënaqësi mund të them se formalisht i dorëzuam dokumentet për ratifikimin e protokollit në Senat.Bashkërisht, anëtarët e Aleancës do të përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët. E përforcuam praninë tonë në rajonet e Balltikut dhe Detit të Zi. E rritëm gatishmërinë e forcave tona dhe përmirësuan rezistencën tonë ndaj kërcënimeve kibernetike të kohës moderne”, theksoi Pompeo para shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës që u mblodhën në Washington për të shënuar 70-vjetorin e NATOs, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për herë të parë, në mbledhjen dy ditore të ministrave për Punë të Jashtme të NATO-s zyrtarisht është ftuar edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme./Telegrafi/