Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shprehur sot besimin se Britania e Madhe do të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i akuzuar për spiunim, pavarësisht se për këtë vepër mund të marrë dënimin me vdekje.
“Ne tashmë kemi bërë kërkesën, kështu që ai do të ekstradohet në SHBA,” tha Pompeo për mediat e Ekuadorit, gjatë vizitës që bëri në këtë shtet.
Ai nuk deshi më tej të komentojë rastin, por shtoi se administrata e SHBA-së beson se njeriu që, siç tha, ekspozoi dhe kërcënoi jetën e ushtarëve amerikanë, duhet të dënohet.
Seanca dëgjimore për ekstradimin e mundshëm të Assange në SHBA do të mbahet në Londër kah fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm.
Assange aktualisht ndodhet në një burg të Londrës, ku shërben dënimin prej 50 javësh për shkak të shkeljes së kushteve të kaucionit, pasi që ka kaluar 7 vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, në mënyrë që të shmangë ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për dhunim, transmeton KosovaPress.