Site icon Telegrafi

Pomo me ofertë fantastike gjatë Ramazanit – iftar për vetëm 3.99€

Dëshironi të provoni iftar më ndryshe me familjen ose miqtë tuaj? Pomo ka një ofertë speciale për ju për muajin e shenjtë të Ramazanit – iftar për vetëm 3.99€ për person. Me këtë ofertë ju merrni një iftar të plotë dhe të shijshëm, duke filluar me ujë dhe hurma e deri te deserti.

Pomo shquhet si restaurant që ofron shërbime të shkëlqyera, me staf mikëpritës dhe të përgatitur profesionalisht, të cilët ofrojnë ushqime cilësore dhe shumë të shijshme. Ushqimi është i përgatitur nga kuzhinier profesionist dhe është i sigurt për konsumim. Pavarësisht shijes suaj, për iftar do të gjeni ushqime të ndryshme me të cilat patjetër do të ndaheni të kënaqur dhe do të ngopeni plotësisht me menunë e ofruar nga POMO.

Stafi i Pomo-së ju shërben në kohën e duhur për iftar me ujë dhe hurma ose llokuma për të thyer agjërimin siç është thyer tradicionalisht. Më pas, shërbeheni me supë shtëpie, sallatë me perime të freskëta dhe bukë. Për pjatën kryesore ju mbetet juve të zgjedhni nga ushqimet e shumta të përgatitura nga Pomo. Ndër të tjera, ju mund të zgjedhni një prej këtyre ushqimeve: oriz integral, pilaf, qofte, gordon blue, lazanja, file pule, pulë curry, pulë chilli, etj. Në fund, iftarin e përmbyllni me një nga ëmbëlsirat e përgatitura me shumë kujdes dhe dashuri – ju vetëm duhet të zgjedhni prej tyre.

Deri më tani, të gjithë ata të cilët kanë ardhur për të ngrënë iftar në Pomo janë ndarë të kënaqur me shërbimet, cilësinë e ushqimit dhe ambientin e restaurantit. Kjo është oferta më e mirë që mund të gjeni për iftar.  Ftoni familjar dhe miq për një iftar të paharruar, në një ambient të rehatshëm dhe me çmim të lirë.

(artikull i sponsorizuar)

Exit mobile version