Telegrafi

Pomfriti rrit rrezikun për kancer të gjirit

 Shkencëtarët e fakultetit Teknik të Munihut kanë paraqitur se në patatet e fërguara kanë gjetur materien kancerogjene gliciamid, e cila është akoma më e vështirë se akrilamidi.

Gliciamidi paraqitet me nxehje të prodhimit të patateve dhe është më i rrezikshëm se akrilamidi, i cili në prodhimet e njëjta është zbuluar para gjashtë vitesh.

Lajmi i gëzueshëm në rastin me gliciamidin është se ai paraqitet në sasi to vogla. Gjatë analizimit të tri llojeve të patateve të fërguara është gjetur sasi e gliciamidit prej 0,3 deri 1,5 mikrogram në kilogram.
Në qelizat e thithësve një sasi edhe më e vogël e gliciamidit mundet të paraqesin çrregullime në strukturën gjenetike. /Telegrafi/