Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim është diskutuar për rifillimin e dialogut me Kosovën.
“Takim i kënaqshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku diskutuam rëndësinë e rifillimit të dialogut me Kosovën dhe reformat e nevojshme që i duhen Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne jemi të gatshëm të mbështesim në të dyja drejtimet”, ka shkruar në Twitter sekretari Pomepo.
Ndryshe ditë më parë, sekretari i Shtetit ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku poashtu temë diskutimi ishte çështja e dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. /Telegrafi/
Enjoyed meeting with Serbian President @avucic to discuss the importance of returning to dialogue with #Kosovo and the reforms necessary to achieve Serbia’s goal of #EuropeanUnion membership. We stand ready to support on both accounts. pic.twitter.com/EC6YL0NL3V
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) March 3, 2020