Site icon Telegrafi

Polumbarët gjejnë trupin e 14-vjeçarit të mbytur

Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 14-vjeçarit Metjon Dhimitri u gjend pranë zonës ku ishte mbytur, në fshatin Rreth të Shijakut.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, kur 14-vjeçari Dhimitri kishte shkuar të lahej me shokët në lumin Erzen, por nuk kishte mundur të dilte dot prej andej. /Telegrafi/
 

Exit mobile version