Telegrafi

Polson: Qeveria po punon për të nxjerrë nga situata e vështirë bankat debitore

Sekretari Paulson tha dje se zyrtarët po punojnë për të nzjerrë nga gjendja e rënduar tregjet financiare amerikane. Ai tha se ky plan duhet të miratohet nga Kongresi për t’u vënë në zbatim.

Sekratari amerikan i Thesarit foli me gazetarët sëbashku me Kryetarin e Rezervës Federale, Ben Bernanke dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Nancy Pelosi, pas një takimi deri mbrëmë vonë në zyrën e saj në Kongres.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Harry Reid, tha se ai pret që administrata e Presidentit Bush do t’ia dërgojë propozimin ligjvënësve brenda disa orësh.

Vetë presidenti e diskutoi situatën dje më parë me Sekretarin e Thesarit Henry Paulson, me Kryetarin e Rezervës Federale, Ben Bernanke dhe Kryetarin e Komisionit të Bursës, Christopher Cox.

Indekset e Bursës amerikane u ngritën rreth 4 përqind dje pas njoftimeve për planin e qeverisë.Kjo ishte ngritja më e madhe brenda një dite në bursë në gjashtë vitet e fundit dhe që pothuajse mbuloi të gjitha humbjet e një dite më parë./VOA/