Site icon Telegrafi

Polonia do të paguajë për praninë ushtarake amerikane

Polonia synon të paguajë për një prani më të lartë të forcave të armatosura amerikane në territorin e saj, deklaroi një përgjegjës i lartë polak për televizionin privat “Polsat”.

Pawel Soloch, shef i Zyrës për Sigurinë Kombëtare në presidencën polake, komentoi në këtë mënyrë një dokument të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilit Polonia mund të shpenzojë 1,5 deri në 2 miliardë dollarë për të marrë pjesë në kostot e mbajtjes së një njësie të blinduar amerikane.

Ai theksoi gjithashtu se kjo çështje i është diskutuar me institucionet qeveritare, Kongresin dhe qendrat e reflektimit. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version