Telegrafi

Polonia do të kërkojë 1.3 trilion euro nga Gjermania për dëmshpërblime të Luftës së Dytë Botërore

Qeveria polake të enjten vlerësoi koston financiare të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist në 1.3 trilion euro dhe tha se “do t’i kërkonte Gjermanisë të negociojë këto reparacione”.

“Është një shumë e konsiderueshme prej 6.2 trilionë”, zloti, tha në një konferencë zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi.

Ai shtoi se procesi i marrjes së reparacioneve nga Polonia do të ishte “i gjatë dhe i vështirë”.

Shuma u njoftua në publikimin e një raporti mbi koston e viteve të pushtimit nazist gjerman.

Rreth 30 historianë, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë kanë punuar për dokumentin që nga viti 2017.

Qeveria e krahut të djathtë të vendit thotë se Polonia nuk është kompensuar nga Gjermania, ndërsa Berlini argumenton se kompensimi është paguar për kombet e Bllokut Lindor në vitet pas luftës.

Pushtimi gjerman nazist i Polonisë filloi 83 vjet më parë dhe zgjati deri në fund të luftës në maj 1945. /Telegrafi/