Site icon Telegrafi

Polonia ngrit gatishmërinë ushtarake

Qeveria polake ka konfirmuar se ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, duke shtuar se kjo “ka rritur gatishmërinë e njësive ushtarake”.

Zëdhënësi i qeverisë polake tha se vendi i tij po “verifikon të gjitha, për të përcaktuar nëse duhet aktivizuar Neni 4 i NATO-s”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Polonia nuk ka konfirmuar burimin e këtij shpërthimi, nga i cili humbën jetën dy qytetarë polakë.

E Rusia ka mohuar të jetë e përfshirë në këtë që po cilësohet si sulm me raketa mbi territorin e Ukrainës, vendit anëtar të NATO-s.

Ndryshe zyrtar të inteligjencës amerikane pretendonin se raketat që kanë rënë në Poloni ishte raketa ruse.

Pentagoni ka konfirmuar se nuk ka informacione që mbështesin raportimet e mediave për rënie të bombave ruse në Poloni. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version