Polonia raportoi 9,622 raste të reja me coronavirus, shifër kjo rekorde një ditore që kur vendi u përball me situatën pandemike.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të infektuarve vlerësohet të jetë rritur në 167 mijë, ndërsa i viktimave në 3,524.
Vendi i cili në pranverë e menaxhoi më lehtë përhapjen e virusit, është përballur me rritje të larta kohëve të fundit, duke kërcënuar të mbingarkojë edhe sistemin shëndetësor.
Këtë javë qeveria iu bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, si dhe urdhëroi mbylljen e palestrave dhe pishinave.
Duke parë situatën e rëndë aktuale, vendi po shqyrton edhe mundësinë për ndërtimin e spitaleve të reja. /Telegrafi/