Telegrafi

Polonia raporton përpjekje ‘të dhunshme’ të emigrantëve për të thyer kufirin me Bjellorusinë

Autoritetet polake raportuan të enjten se një grup i madh migrantësh të ngecur në kufirin lindor me Bjellorusinë ishin përpjekur gjatë natës të depërtojnë në territorin polak.

Zëvendësministri i Brendshëm, Bartosz Grodecki i tha transmetuesit Polsat News se përpjekja “e dhunshme” për të kaluar kufirin përfshinte rreth 150 persona, përcjell Telegrafi.

Përpjekja u kundërshtua nga oficerë kufitarë, ushtarë dhe rreth 20 policë, u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë.

Numri i emigrantëve që qëndrojnë përgjatë pjesëve të gardhit kufitar është rritur ndjeshëm ditët e fundit për të arritur shifrat që vlerësohet të jenë në mijëra.

Siç thuhet më tej, përfshirë shumë fëmijë, ata po qëndrojnë në ambiente të hapura në temperatura pothuajse të ulëta. Disa kanë tenda, të tjerët kanë vetëm pyjet aty pranë për strehim.

Kryesisht nga Lindja e Mesme, emigrantët janë kapur mes regjimit autoritar të liderit bjellorus Alexander Lukashenko, i cili akuzohet se i ka ndihmuar ata të arrijnë në zonën kufitare, dhe autoriteteve polake që po refuzojnë t’i lejojnë ata në territorin e Bashkimit Evropian.

Polonia dërgoi më shumë përforcime në zonën kufitare këtë javë dhe Bjellorusia thuhet se ka bërë të njëjtën gjë.

Lituania, një tjetër vend anëtar i BE-së, paralajmëroi të mërkurën mbrëma se skena të ngjashme mund të ndodhin së shpejti në kufirin e saj me Bjellorusinë. /Telegrafi/