Site icon Telegrafi

Polonia pohon se sulmet e fundit të hakerëve kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse

Një sulm kibernetik i gjerë në Poloni këtë muaj goditi mbi 100 llogari të përdorura nga zyrtarë të qeverisë aktuale, thanë të martën kundër-zbulimi polak, duke shtuar prova që treguan lidhje midis hakerave dhe shërbimeve sekrete ruse.

Sugjerimi polak i bashkëpunimit të shtetit rus vjen një javë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden i tha presidentit rus, Vladmir Putin në një takim në Gjenevë se disa infrastruktura kritike duhet të ishin “jashtë kufijve” të sulmeve kibernetike.

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse, ose FSB, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të reuters për një koment.

Qeveria ruse dhe Kremlini kanë mohuar në mënyrë të përsëritur kryerjen ose tolerimin e sulmeve kibernetike pas akuzave nga Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera në lidhje me sulmet kibernetike në territorin e SHBA-së dhe gjetkë

Një zëdhënës i shërbimeve të inteligjencës polake tha se sulmi u krye nga hakera të njohur si UNC1151, duke shtuar se veprimet e grupit janë pjesë e një fushate të njohur si Ghostwriter që synon destabilizimin e vendeve të Evropës Qendrore.

“Shërbimet sekrete kanë në dispozicion informacione të besueshme që lidhin këtë grup me aktivitetet e shërbimeve sekrete ruse”, tha zëdhënësi në një deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version