Marka Izera nga Polonia prezantoi konceptet e makinës elektrik dhe SUV që do të dalë në shitje në vitin 2023.
Edhe pse Polonia është një prodhues i madh makinash, këto janë fabrika të kompanive të huaja, kështu që lajmet se automjetet e markave vendase do të bëhen në atë vend është një lajm i mirë për atë vend, transmeton Telegrafi.
Është një kompani fillestare ElectroMobility Poland, e cila përbëhet nga katër subjekte afariste nga ky vend, dhe u mbështet nga shteti.
Kështu u krijua marka Izera, e quajtur pas një mali në Poloninë jugperëndimore.
Kohët e fundit, Izera prezantoi dy prototipe të modeleve të prodhimit të ardhshëm në energji elektrike, T100 dhe një SUV Z100.
Plani është që këto dy automjete të hyjnë në prodhim serik në vitin 2023.
Të dy makinat kanë një dizajn modern, dhe kompania polake thotë se do të përshpejtojnë në 100 km / orë në më pak se 8 sekonda. /Telegrafi/