Polonia po sheh fillimin e një vale të tretë të infeksioneve të coronavirusit.
Kështu ka thënë të premten një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë, ndërsa vendi publikoi një rritje të madhe javë për javë në rastet ditore me coronavirus, përcjell Telegrafi.
Polonia ka larguar disa masa kufizuese, duke hapur kohët e fundit shpatet e skive, si dhe kinematë, hotelet dhe teatrot me kapacitet deri në 50%, por autoritetet kanë paralajmëruar që këto masa mund të duhet të rikthehen përsëri në varësi të situatës pandemike.
“Ne jemi në fillim të valës së tretë, (edhe pse) nuk është aq dinamike sa në Sllovaki ose Republikën Çeke…, por fatkeqësisht ne jemi duke vëzhguar këtë trend rritës”, u tha Wojciech Andrusiewicz gazetarëve. “Javë për javë ne fatkeqësisht shohim një trend të rritjes prej 20%”.
Ai ka shtuar se rreth 10% e rasteve me COVID-19 në Poloni ishin tani të variantit britanik.
Ndryshe, të premten Polonia raportoi 8,777 raste të reja të coronavirusit dhe 241 vdekje ndërsa në total, ajo ka raportuar 1,623,218 raste të coronavirusit dhe 41,823 vdekje. /Telegrafi/