Site icon Telegrafi

Polonia mund të përballet këtë javë me nga 20 mijë raste në dite, deklarojnë autoritetet

Polonia mund të regjistrojë këtë javë deri në 20 mijë raste në ditë si pasojë e coronavirusit, bazuar në njoftimin e ministrisë polake të shëndetësisë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, për më tepër një zëdhënës i ministrisë tha se polakët duhet të presin masa kufizuese gjatë pushimeve të Pashkëve.

Numri i rasteve të infektimit me coronavirus është duke u rritur sërish në gjithë Evropë, duke i dhënë fund trendit gjashtëjavor të rënies, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Lexo po ashtu Rritet sërish numri i infektuarve me COVID-19 në Evropë

Rritja e numrit të rasteve është nxitur nga përhapja e varianteve të reja dhe “hapja e shoqërive në mënyrë jo të duhur dhe të pakontrolluar”, ka thënë Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH.

I ashtuquajturi variant britanik i coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe, është përhapur tanimë në 27 vendet evropiane të monitoruara nga OBSH-ja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version