Telegrafi

​Polonia miraton ligjin që kërkon zgjedhje presidenciale në qershor

Parlamenti i Polonisë miratoi një ligj të martën që do të lejojë që të thirren zgjedhjet e reja presidenciale, të cilat mund të mbahen deri në fund të qershorit.

Zgjedhjet ishin caktuar për datën 10 maj, por u anuluan në minutën e fundit, pasi qeveria e përbërë nga konservatorë dhe nacionalistë dështuan që të arrijnë një marrëveshje me opozitën për menaxhimin e tyre në kohë pandemie.

Popullariteti i presidentit në largim Andrzej Duda, i cili ka shumë kohë shansin më të mirë për të fituar dhe shijuar mbështetjen e qeverisë, duket se po bie në javët e fundit, ndërsa kriza e shkaktuar nga pandemia me coronavirus fillon të dobësojë ekonominë polake.

Sipas sondazheve të fundit, ai madje mund të humbiste në raundin e dytë ndaj kandidatit liberal, kryebashkiakut aktual të Varshavës, Rafal Trzaskowski.

Udhëheqësi i partisë PiS, Jaroslaw Kaczynski bëri thirrje javën e kaluar që zgjedhjet të mbaheshin më 28 qershor.

Kriza e zgjedhjeve ndodh në kohën kur Bashkimi Evropian po shpreh shqetësime për respektimin e standardeve demokratike në Poloni. /kp/Telegrafi/