Telegrafi

Polonia merr fitoren e parë në Eurobasket

Pas humbjes nga Sllovenia në ndeshjen e parë të grupit, Polonia e ka gjetur fitoren në duelin e dytë të luajtur sot në Helsinki ndaj Islandës.

Përfaqësuesja e Polonisë ishte më e mirë përgjatë gjithë ndeshjes dhe takimin e mbylli me fitore bindëse 91-61.

Kapiteni Waczynski me 15 pikë ishte më i miri në këtë ×tore të polakëve, kurse te Islanda u veçuan Vihjalmsson me 16 pikë dhe Hermannsson me 14 pikë.

Polonia pas 2 ndeshjeve të para ka 1 fitore dhe 1 humbje, kurse Islanda 2 humbje.