Telegrafi

Polonia kërkon kredi nga FMN-ja

Sipas ministrit të financave, Jacek Rostowski, rezervat e bankës qendrore vendore duhet të ngrihen me një të tretën.

Deri tani vetëm Meksika ka kërkuar mjete financiare nga programi i FMN-së për luftimin aktiv të krizës ekonomike.

Ekspertët presin, që pas kërkesës polake edhe vende si Brazili, Indonezia, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, apo Çekia të përpiqen të marrin ndihma përkatëse.

Polakët shqetësohen nga largimi i kapitalit gjatë krizës së kredive, si dhe nga shtimi i preokupimit për gjendjen e ekonomive evropianolindore. /dw/