Site icon Telegrafi

Polonia investon 2.5 miliardë dollarë në fortifikimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë

Polonia po investon rreth 2,5 miliardë dollarë për të rritur sigurinë në kufirin e saj lindor.

Një gjë e tillë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur nga kryeministri i saj të shtunën.

Dhe një veprim i tillë po bëhet në një përpjekje për të mbrojtur veten kundër asaj që ajo e përshkruan si një kërcënim në rritje nga Rusia dhe Bjellorusia.

“Ne kemi vendosur të investojmë 10 miliardë zloti në sigurinë tonë dhe mbi të gjitha në një kufi të sigurt lindor”, citohet të ketë thënë Donald Tusk në një konferencë shtypi.

“Ne po fillojmë një projekt madhor për të ndërtuar një kufi të sigurt, duke përfshirë një sistem fortifikimesh,… që do ta bëjnë të pamundur kalimin e këtij kufiri për një armik të mundshëm”.

Projekti “Shield-East” është shembulli më i fundit i Varshavës që po rrit mbrojtjen e saj pasi akuzoi Moskën dhe Minskun për përpjekje për të destabilizuar Poloninë. /Telegrafi/

Exit mobile version