Telegrafi

Polonia gjithnjë e më larg vendosjes së euros

Deficiti i buxhetit shtetëror i Polonisë deri në vitin 2011 me siguri nuk do të zvogëlohet nën tre për qind të bruto prodhimit vendor, që është parakusht për hyrje në sistemin ERM 2, të ashtuquajturin vend pritës për euron.

Qeveria polake pak para përhapjes së krizës globale financiare, planifikoi të kërkojë pranim në ERM 2, ku është e domosdoshme të kalohen dy vite.

Disa ekspertë të caktuar bëjnë të ditur se shembujt e Sllovenisë dhe Sllovakisë kanë treguar se euroja te anëtaret e reja të BE-së në kohë të krizës nuk është zgjidhja më e mirë.

Rënia e vlerës së valutës polake – zlota, si dhe asaj çeke – kruna, do t`u sjellë eksportuesve të këtyre vendeve epërsi të pazëvendësueshme në krahasim me ekonominë sllovene dhe sllovake.

Vetë polakët tashmë nuk janë shumë të padurueshëm rreth braktisjes së zlotës, meqë druajnë se vendosja e euros do t`ua zvogëlojë buxhetet shtëpiake.  /Makfaks/