Site icon Telegrafi

Polonia dhe India, blerësit më të mëdhenj të arit në botë në vitin 2024

Banka Kombëtare e Polonisë u bë blerësi më i madh në botë i arit midis bankave qendrore së bashku me Indinë në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Polonia bleu edhe 19 ton ari duke e dërguar numrin e rezervës totale në 392 ton.

Polonia bleu 130 ton vitin e kaluar dhe tani ka rezervën e 15-të më të madhe të arit në botë, shkruan euronews.

Deri në vitin 2018, Polonia e mbante të gjithë arin e saj në kryqytatin britanik, Londër.

Në vitin 2019, Varshava vendosi të sjell 100 tonë shufra ari në Poloni.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka 8133 ton ari ndërsa Gjermania ka 3351 ton. Italia zë vendin e tretë me 2452. /Telegrafi/

Exit mobile version