Polonia është vendosur të blejë 250 tanke moderne amerikane si pjesë e një marrëveshje shumë miliardëshe me Washingtonin.
Sipas ministrit polak të Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak blerja e armatimit amerikan është ndalja e agresionit nga Rusia.
“Sigurisht, kjo është një përgjigje ndaj sfidave që hasim në drejtim të sigurisë ndërkombëtare. Detyra jonë është të parandalojmë një agresion të mundshëm. Të gjithë e dimë kush është ai agresor [duke aluduar te Rusia]”, tha Błaszczak në një konferencë për medie.
Błaszczak shtoi se marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh, përfshinë tanket “Abrams” dhe një paketë trajnimi dhe logjistikë, si dhe municione.
#ABRAMSY dla 🇵🇱. Wojska lądowe zostaną wyposażone w 2⃣5⃣0⃣ sztuk nowoczesnych czołgów.
–
Czołgi III generacji ABRAMS M1A2 SEPv3 zostaną skierowane do @Zelazna_Dywizja
–
Więcej: https://t.co/ztFahz6k03 pic.twitter.com/g0O50nRxrt— Ministerstwo Obrony Narodowej 🇵🇱 (@MON_GOV_PL) July 14, 2021
Pajisjet e para priten vitin e ardhshëm.
Vitin e kaluar, Polonia bëri një kontratë prej 4.6 miliardë dollarësh për të blerë 32 avionë luftarakë F-35A nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/