Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Euro 2024 që po mbahet në Gjermani.
Polakët u mposhtën sot nga Austria 3-1 në ndeshjen e sotme, ndërsa as ndeshje tjetër e mbyllur në barazim mes Francës dhe Holandës, nuk iu shkoi për shtati.
Pas rezultateve të ndeshjeve të sotme, Polonia nuk ka gjasa për kalim tutje.
Holanda e Franca kanë nga 4 pikë në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa Austria është e treta me 3 pikë. Polonia është e fundit pa pikë.
Ndeshjen e fundit, Polonia e luan ndaj Francës, ku edhe në rast fitoreje, skuadra e udhëhequr nga Robert Lewandowski nuk ka shanse matematikore të kalojë tutje.
Në fazën e grupeve të “Euro 2024” vlerësohen fillimisht ndeshjet direkt, pastaj goldallimi. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore