Agjencia polake për Sigurinë e Brendshme (ABW) ndaloi një person në Radom, në qendër të vendit, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist.
Dawid L. dyshohet se grumbullonte informacione dhe fonde për një sulm terrorist në Poloni.
”Ai u ndalua nga oficerët e ABW-së në Lodz, në qendër të Polonisë, më 12 shkurt”, deklaroi Stanislaw Zaryn, zëdhënës i Koordinatorit të Shërbimeve Speciale, përcjell atsh.
“Gjatë kontrolleve në vendet ku i ndaluari rrinte, u zbuluan disa fakte, që tregonin se Dawid L. mblidhte informacione dhe fonde, që ai kërkonte t’i përdorte për aktivitete kriminale të natyrës terroriste”, shtoi Zaryn për agjencinë polake të lajmeve, PAP.