Dukagjini dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.
Albion Rrahmani kaloi mysafirët në epërsi 0-1, derisa gjithçka u barazua disa minuta më vonë nga vendasit që realizuan me Altin Mërlakun.
Edhe në këtë takim kampionët në fuqi të Kosovës, ishin pa trajnerin Ilir Daja që ishte i suspenduar derisa skuadrën e udhëhoqi Artim Pollozhani.
Ndihmëstrajneri i kampionëve në fuqi të Kosovës ka thënë se penalltia ka mundur të evitohej, derisa ka shtuar se po të ishte fusha më e mirë tifozët do të shihnin ndeshje më të mirë.
“Meritonim pak më shumë të fitojmë ndeshjen. Nga pakujdesia shkaktuam penallti që mund të evitohej”, ka thënë Pollozhani.
“Ishte ritëm i kënaqshëm, jo i pritshëm nga lojtarët tanë. Por ata po bëjnë maksimumin. Në çdo ndeshje po dalin edhe nga vetja”.
“Po të ishte fusha më e mirë, shikuesit do të shihnin edhe më shumë kualitet”, tha Pollozhani. /Telegrafi/