Site icon Telegrafi

Politizohet menaxhimi i një investimi multimilionësh amerikan

Kryeministri Isa Mustafa është përcaktuar tashmë që ta politizojë një proces të ndihmës afatgjate amerikane, me impakt në zhvillim dhe punësim, shkruan sot Koha Ditore.

Petrit Selimit do t’ia besojë drejtimin e Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, duke e lënë atë edhe në postin e zëvendësministrit të jashtëm. Mekanizmi që do ta drejtojë Selimi do të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe do të koordinojë projektet e “Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit” (MCC), që është agjenci qeveritare amerikane e themeluar nga Kongresi Amerikan më 2004.

Agjencia ndihmon shtetet në zvogëlimin e varfërisë, nëpërmjet rritjes së qëndrueshme ekonomike në fushat e ndryshme, si: arsimi, bujqësia, transporti, shëndetësia, financat dhe zhvillim të ndërmarrjeve, iniciativat antikorrupsion dhe të drejtat pronësore.

Fundvitin e shkuar MCC-ja e ka përzgjedhur Kosovën për të zhvilluar të ashtuquajturin programin ‘Kompakt’, grant disavjeçar dhe i gjerë i investimit, që do të mundësojë transformimin e disa sektorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version