Site icon Telegrafi

Politizohen zgjedhjet për kryetar të FBK-së?

Karrigia e lënë bosh nga Gashi po i josh me të madhe Blerim Vuniçin e Erolld Belegun, por edhe Ismet Rexhepin. Dy të parët tashmë kanë konfirmuar se do të kandidojnë për kryetar, ndërsa të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Rexhepi. Mirëpo, gara mes tyre qysh tani ka nis të nxehet me të madhe, derisa në disa raste nuk po mungon as fjalori më i ashpër, njofton Tribuna.

Ndërkohë, gara po shkon duke u zgjeruar akoma më shumë, saqë tashmë duket edhe të jetë politizuar. Në fakt, një zyrtar i lartë i FBK-së, e cila e mbështet Vuniçin për president, në kushte anonimiteti, i ka thënë Tribunës se Ministria e Sportit, që udhëhiqet nga ministri Memli Krasniqi, po lobon në favor të Erolld Belegut. /Telegrafi/

Exit mobile version