Portali “Politiko” nga Brukseli shkruan se Radmilla Sheqerinska është kandidate për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.
Në tekstin e publikuar me titullin “Detyra e parë e Mark Rute në NATO është të gjejë një grua që do të jetë dora e djathtë”, shkruan se Sheqerinska dhe Maria Gabriel nga Bullgaria janë kandidatet më serioze për zëvendëse të tij.
Zëvendësi i tij aktual Mirçea Xhoana i cili në këtë post është nga 2019-ta, pritet që të tërhiqet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Rumani, thanë përfaqësues të NATO-s për Politiko, përcjell TV21.
Diplomati i lartë i NATO-s nga Europa perëndimore tha se ka konsensus të përgjithshëm mes aleatëve se person nga Europa Lindore duhet ta zëvendësojë Ruten.
Fokusi i bisedimeve në selinë e NATO-s është për dy zyrtare, nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur kanë qenë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë, shkruan Politiko. Sheqerinska ka refuzuar që të japë koment për këto informacione./tv21.tv