Telegrafi

Politiko e sulmon Qeverinë: Do t’ju kthehemi mediave kriminale të gruevizmit (Video)

Gazetari kontroverz, Sashe Ivanovski-Politiko dhe më i zëshmi në konferencat për shtyp të zyrtarëve shtetëror edhe një herë ka ngritur zërin për shpërndarjen e mjeteve të shtetit për mediumet në vend.

”Sitell dhe Kanal 5 nuk i përmbushën detyrimet ndaj qytetarëve për të informuar ata, por ata punuan kundër shtetit dhe qytetarëve. Ata kanë punuar me mafian. Nëse ju vazhdoni t’i financoni ata, ju do të jeni të njejtë si ata të kaluarit. Kriminelët si Sitell dhe Kanal 5 ju nuk t’i ndihmoni. Si shef i një portali, apeloj që ministrat të mendojnë për rregullimin e gjendjes së portaleve në Maqedoni. Në kohën e diktatorit, mos-rregullimi i portaleve na ndihmoi por tani na dëmton” tha mes tjerash Sasho Ivanovski-Politiko.

Politiko më herët ka qenë i sulmuar nga zyrtarët pasi ka parashtruar pyetje të pahijshme. /Telegrafi/