Telegrafi

Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook

Daisy Tourne ka publikuar një fotografi të saj në profilin e saj me mbishkrimin, “nuk ka asgjë më natyrale se një grua nën dush".

Fotografia paraqet vetëm duart e Tournes dhe fytyrën e buzëqeshur nën ujin që rrjedh, sipas gazetës El Pais.

"Mendoj se është shumë e pahijshme që ministrja shfaq veten aq intimisht”, ka thënë ish zëvendës-presidenti i vendit Luis Hierro Lopez për El Pais.

"Ministrat duhet të janë më të thjeshtë, më modest, mbi të gjitha Ministrja e Punëve të Brendshme, e cila komandon forcën policore", ka shtuar ai.

Politikani Jose Amorin e ka quajtur fotografinë “mendjelehtë".

Zonja 57-vjeçare Tourne, është përgjigjur në faqen e saj se fotografia nuk ishte bërë publike për këdo e as nuk kishte qëllime të jetë erotike. Ajo ka thënë se po bënte një dush pas një vizite në plazh.