Site icon Telegrafi

Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë

Senatorja nga Berlini dhe ish-kryetarja e bashkisë së kryeqytetit gjerman është sulmuar nga një burrë në një bibliotekë, shkruan BBC.

Franziska Giffey, një figurë e njohur në SPD e qendrës së majtë të Gjermanisë, u trajtua për pak kohë në spital pasi u godit në kokë dhe qafë me një qese “të mbushur me përmbajtje të fortë”, tha policia.

Politikanët dhe punonjësit e fushatës janë vënë në shënjestër ditët e fundit, veçanërisht në lindje të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Të premten e kaluar, një kandidat kryesor në zgjedhjet evropiane të muajit të ardhshëm u lëndua rëndë teksa kishte vendosur postera në Dresden.

Matthias Ecke, 41 vjeç, iu desh të operohej në spital pasi u sulmua nga katër persona. Katër adoleshentë janë aktualisht nën hetim dhe të paktën njëri ka qenë i lidhur me të djathtën ekstreme.

Një punonjës i fushatës për të Gjelbrit në qytet është rrahur dhe shkelmuar. Një politikane e të Gjelbërve në Dresden u sulmua gjithashtu nga dy persona teksa vendosnin postera të martën në mbrëmje.

Yvonne Mosler u shty dhe e pështynë teksa ishte jashtë për të filmuar me një ekip televiziv. /Telegrafi/

 

Exit mobile version