Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, ka përjetuar një befasi të këndshme.
E ftuar në Pogradec si folëse nderi, në projektin e UNESCO-s mbi zhvillimin e rajonit të Ohrit, ajo mesa duket ishte “dekonspiruar” nga miq të saj dhe në pushim të Konferencës, të ftuarit i bënë një festë surprizë për ditëlindje.
Pjesëmarrësit ishin nga Universiteti i Korçës, deputetë nga Maqedonia, nga Universiteti i Strugës, e të tjerë, të mbledhur nga “Oda e Ideve”, të cilët arritën të gërshetojnë bukur një konferencë me një festë ditëlindjeje.
Më poshtë mund ta shikoni një foto të siguruar nga Panorama për këtë rast.