Telegrafi

Politikani spanjoll qëllohet me një plumb në kokë në Madrid

Ish-zyrtari spanjoll i krahut të djathtë, Alejo Vidal-Quadras, u qëllua me një plumb në kokë sot në qendër të Madridit ndërsa sulmuesi u largua me një motoçikletë.

Vidal-Quadras prej vitesh nuk është aktiv në politikë, por është i pranishëm në publik si komentues dhe prezantues mediatik.

Bashkëthemeluesi i partisë së ekstremit të djathtë, Vox raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi e përditshmja spanjolle El Pais.

Shërbimet e urgjencës së Madridit konfirmuan se “78-vjeçari u trajtua pas një sulmi me armë zjarri gjatë mesditës në lagjen qendrore të Madridit, Salamanca”.

Shërbimet e urgjencës së Madridit, Mariluz Sabin thanë se plumbi i kaloi nëpër nofull.

Ai ishte anëtar i Partisë Popullore konservatore dhe lideri i saj rajonal për shumë vite në Kataloni. Gjithashtu ishte edhe anëtar i Parlamentit Evropian nga 1999 deri në 2014. Më pas u largua nga partia sepse ndau rrugët me kryeministrin e atëhershëm, Mariano Rajoy.

Vidal-Quadras më pas mori pjesë në themelimin e partisë së ekstremit të djathtë Vox, nga e cila më vonë dha dorëheqje. /Telegrafi/