Site icon Telegrafi

Politikani slloven u largua nga përballja televizive në shenjë proteste, por duke dalë nga studio rrëzohet

Përballja e djeshme parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare dhe largimin e parakohshëm të kryetarit të partive të qendrës së majtë.

Ky “cirk”, siç e cilësuan konfliktin kryetarët e partive politike, pati një jehonë të fortë te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.

Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.

Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiq, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua nga skena.

Jelinçiq raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”. /Telegrafi/

Exit mobile version