Drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, ka njoftuar sot se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.
E rreth kësaj ka reaguar kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, transmeton Telegrafi.
Boban Bogdanoviq shkruan se dorëheqja e Aleksandër Vulinit konfirmon pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Unë premtova se do të bëja gjithçka që kam në dorë që Aleksandër Vulin të largohej nga posti i drejtorit të BIA-s. Dorëheqja e sotme konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të Vuçiqit në sulmin terrorist në Banjskë në Republikën e Kosovës”, ka pohuar ai në platformën “X”.
Ndryshe, Vulin njihet si zyrtar i shtetit serb i lidhur me forcat pro-ruse dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja.
Vulin dhe Vuçiq u akuzuan se qëndronin mbrapa sulmit terrorist që ndodhi më 25 shtator në veri të Kosovës, kjo sipas avokatit nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i cili pati thënë se nuk ka asnjë dyshim se këta të dy ishin organizatorët. /Telegrafi/
I promised that I would do everything in my power to get Alexander Vulin to leave the post of BIA director!
Today’s resignation confirms his and @avucic participation in the terrorist attack in Banjska on Republic of Kosovo ??!
“Serbian world” is a national-terrorist ideology!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 3, 2023