Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq ka vendosur flamurin serb dhe të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë, futja e flamurit serb në këtë ndërtesë nuk iu është lejuar nga Policia e Kosovës.
Për këtë ka reaguar analisti serb, Dragisha Mijaçiq, i cili në një postim në Twitter ka thënë se derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban një fjalim në Parlamentin Evropian, aktivistit politik Arsenijeviq i është mohuar të vendos një flamur të komunitetit serb në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
E Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Mijaçiqit përmes një postimi në Twitter.
Vela tha se Mijaçiq gjithmonë e ka injoruar dhunën nga strukturat kriminale të Serbisë kundër serbëve lokalë në veri të Kosovës.
“Asnjë dënim, pa besueshmëri. Ai e di se Kushtetuta e Kosovës është ‘lidere’ në rajon në mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, ka shkruar Vela në Twitter. /Telegrafi/
Dragiša always ignores the violence by Serbia’s criminal structures against local Serbs in northern Kosovo, evident in the recent car-burning campaign. No condemnation, no credibility. He knows that Kosovo’s Constitution leads the way in protecting minority rights in the region. https://t.co/MD8XYa2XzZ
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 14, 2023