Site icon Telegrafi

Politikani rus humb jetën në prezencë të birit, thyen boshtin kurrizor derisa po tentonte të bënte sallto (Video)

Një politikan rus ka humbur jetën, pasi theu boshtin kurrizor kur u rrëzua nga trampolina dhe ra në lodra në prezencë të birit të tij, të cilin e kishte dërguar të argëtohet në parkun e lodrave.

Sergey Popovich 54-vjeç, ishte munduar të realizoi një sallto nga trampolina kur kërceu në lodra, por duket se rrotullimi nuk shkoi siç duhet dhe përfundoi i vdekur me boshtin kurrizor të thyer.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Krasnoyark në Rusi, kurse pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin kur Popovich kërcen në “pishinën” me lodra të buta dhe thyen kurrizin.

Një fëmijë i vogël që besohet të jetë biri i tij, shihet duke vrapuar në tentim që ta ndihmojë babanë e tij i cili pas një tentimi akrobatik humbi jetën.

Me të mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, mjekët e kishin shpallur të vdekur, kurse stafi i parkut të lodrave nuk e kishin vërejtur menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Popovich ka qenë deputet i këshillit regjional të Turukhanskiy që nga viti 2015, dhe ishte përgjegjës për politikat e ekonomisë për këtë regjion. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xRM3n5N0cYc

 

 

 

Exit mobile version