Site icon Telegrafi

Politikani rus feston ditëlindjen duke vrarë një ari – publikohen pamjet që kanë nxitur reagime (Video)

Një zyrtar i lartë rus ka shkaktuar zemërim, pasi një video e gjuetisë është shpërndarë duke treguar atë derisa vret një ari në “shpellën” e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për komunistin Sergej Levçenko, guvernatori i fuqishëm i rajonit Irkutsk të pasur me ar, në Siberi, i cili vrau kafshën.

Pamjet që janë shfaqur kohët e fundit thuhet se tregojnë atë duke gjuajtur me një pushkë të re – një dhuratë në ditëlindjen e tij – për herë të parë, me ariun si objektivin e tij.

Një ndihmës i thotë atij “Ka një kokë atje, godite në kokë”, ndërsa ai gjuan në një vrimë ku ariu kishte bërë shtëpinë e tij për dimër.

Një tjetër njeri e pyet atë: “Mirë, a e qëllove?”

Më pas bisha gjigante është tërhequr nga aty si një trofe për politikanin, i cili vrau ariun në ditëlindjen e tij.

Guvernatori pretendon se rrjedhja e videos është një mashtrim i pistë, pjesë e një fushate politike kundër tij nga mbështetësit e Vladimir Putinit, përpara zgjedhjeve legjislative në rajonin Irkutsk. /Telegrafi/

Exit mobile version