Telegrafi

Politikani që flenë në çdo paraqitje publike: Nuk është e vërtetë, shtirem (Foto)

Guvernatori i Kanos në Nigeri, Abdulahi Ganduje, është akuzuar se shpesh flenë gjatë paraqitjeve të tij publike.

Hera e fundit kur ai kishte fjetur, kishte ndodhur gjatë shënimit të “1 majit” në ndërtesën e qeverisë në Kano, transmeton Telegrafi.

Abdulahi beson se kundërshtarët e tij politikë nuk dinë ta bëjnë dallimin kur ai flenë, dhe kur thjesht shtiret kinse është duke e bërë një gjë të tillë.

“Kundërshtarët e mi politikë shpesh ankohen se flejë gjatë paraqitjeve publike, por unë kërkoj nga ata që të bëjnë dallimin e dy gjërave të ndryshme”, ka deklaruar Abdulahi. /Telegrafi/