Telegrafi

Politikani pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë

Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit duke se ka fituar zgjedhjet pasi siguroi më shumë vota sesa pritej në zgjedhjet në Sllovaki, tregojnë rezultatet paraprake, gjë që mund të përbëjë një sfidë për unitetin e NATO-s dhe BE-së në Ukrainë.

Sipas rezultateve paraprake të lëshuara nga Zyra e Statistikave të Sllovakisë në orën 9 të mëngjesit me orën lokale, partia populiste SMER e Robert Fico fitoi 22.9% të votave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Sllovakia Progresive (PS), një parti liberale dhe pro-ukrainase fitoi 17.9%.

Fico, një ish-kryeministër – dy herë – tani ka një shans për të rifituar këtë post, por së pari duhet të kërkojë partnerë koalicioni pasi partia e tij nuk siguroi pjesën e mjaftueshme të votave për të qeverisur më vete.

Duke folur pas fitores së tij, Fico tha se “do të bëjë gjithçka” në fuqinë e tij për të nisur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.

“Më shumë vrasje nuk do të ndihmojnë askënd”, citohet të ketë thënë ai.

Me shtatë parti politike që arrijnë pragun e 5% të nevojshëm për të hyrë në parlament, negociatat e koalicionit pothuajse me siguri do të përfshijnë shumë lojtarë dhe mund të jenë të gjata.

Ndryshe, vënë në pah mediat, Fico ka premtuar një fund të menjëhershëm të mbështetjes ushtarake sllovake për Ukrainën dhe ka premtuar se do të bllokojë ambiciet e NATO-s të Ukrainës. /Telegrafi/