Site icon Telegrafi

Politikani premton silikone për gjinj në fushatën zgjedhore

Gustavo Rojas shpreson se oferta e tij e pazakontë do të tërheqë qytetarët të blejnë biletat me vlerë prej gjashtë dollarëve, me të cilat automatikisht bëhen pjesëmarrës në lotari.

Grumbullimi i fondeve do t’i mundësonte atij një vend në parlament në zgjedhjet e 26 shtatorit.

“Disa organizojnë lotari në televizion, kështu që edhe ne vendosëm ta ofrojmë një lotari të tillë. Çmimi është interesant”, tha politikani për Reuters.

Analistët thonë se për çdo vit në Venezuelë kryhen 30.000 operacione për rritjen e gjoksit. /Telegrafi/

Exit mobile version