Zemërim në opinionin polak shkaktoi deklarata e Jaroslaw Kaczynski, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet, se arsyeja e përqindjes së ulët të natalitet është se gratë pinë, raporton agjencia e lajmeve dpa.
E majta e opozitës njoftoi sot se do të bëjë ankesë zyrtare në komisionin e etikës në Parlamentin polak, transmeton Telegrafi.
Përqindja mesatare e lindjeve në Poloni në vitin 2020 ishte 1.4 fëmijë për grua. Në Gjermani është 1.5, dhe në Francë 1.8.
“Nëse vajzat, gratë e reja, do të pinin sikur moshatarët e tyre meshkuj deri në moshën 25-vjeçarte, atëherë nuk do të kishte më fëmijë”, tha politikani 73-vjeçar.
Kaczynski gjithashtu theksoi se meshkujt, që të konsiderohen alkoolit, duhet të pinë më 20 vjet, kurse gratë vetëm dy. Politikani i majtë Robert Biedron i quajti këto deklarata të “turpshme”.
Gryja e yllit polak të futbollit Robert Lewandowski, Anna Lewandoëski, i është përgjigjur politikanit polak në Facebook: “Mjaft! Më zemëron kur shoh politikanë që akuzojnë pa gazë gratë, në vend që të zgjidhin problemet”.
Trajnerja e fitnesit, Ewa Chodakoëksa, një nga influencueset më mëdha në Poloni, tha se “ishte kulmi i urrejtjes” ndaj grave. /Telegrafi/