Site icon Telegrafi

Politikani polak i nervozuar për shkak të elefantit homoseksual

"Nuk i kemi dhënë 37 milionë zlota (11 milionë dollarë) për shtëpinë më të madhe të elefantëve në Evropë për të sjellë në të një elefant ‘homoseksual’”, ka deklaruar Michal Grzes, përfaqësues i konzervativëve në këshillin e qytetit Poznan. "Është planifikuar që të kemi një tufë, po pasi që Ninio më shumë i do meshkujt sesa femrat, si do të sigurojmë trashëgiminë?", ka theksuar Grzes.

Drejtori i kopshtit zoologjik në Poznan ka deklaruar se dhjetëvjeçari Ninio është tepër i ri për të vendosur definitivisht nëse më shumë i do meshkujt apo femrat, pasi që elefantët e arrijnë pjekurinë e tyre rreth vitit të 14.

Exit mobile version