Politikani i njohur kosovar ka gjetur kohë që në ditën kur Katalonia shpalli pavarësinë e saj, t’ia kushtojë një poezi.
Në poezinë e postuar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, në vargjet e tij përmend edhe presidentin historik Ibrahim Rugovën, si dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, duke mos harruar as Ukshin Hotin.
Më poshtë, lexojeni të plotë poezinë e politikanit Hoti:
Për Kataloninë!
Sonte,
Jam me europianët e mi nga Katalonia
Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë!
Sonte,
Në tryezën e festës sime nuk jam vetë!
Kam miq!
Ata nuk janë më midis nesh.
Kanë ikur një nga një,
Që Lira e Kosovës të ketë Jetë!
Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendar
Në të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti,
E thithë duhanin në qelibar!
Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve:
Lërini katalunasit e qetë të gëzojnë!
Mos i ngani!
Liria është fati suprem i popujve
Është thjesht altar!
Prishtinë, 27.10.2017