Një ligjvënës kanadez ka kërkuar falje pasi u kap duke urinuar në kamera gjatë procedurave parlamentare virtuale, vetëm disa javë pasi ai u shfaq lakuriq gjatë një prononcimi në video.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, William Amos tha se incidenti ndodhi të mërkurën derisa ai ishte “duke marrë pjesë në procedurat e House of Commons praktikisht në një mjedis jo-publik”.
“Unë urinova pa e kuptuar që isha në kamerë”, tha ai në një deklaratë të publikuar në Twitter, duke shtuar se ishte “thellësisht i turpëruar” nga veprimet e tij.
“Derisa ishte aksidentale dhe jo e dukshme për publikun, kjo ishte plotësisht e papranueshme dhe unë kërkoj falje pa rezerva”, u shpreh Amos.
Please see my statement. Veuillez lire ma déclaration. pic.twitter.com/ICc8WjqNZi
— William Amos (@WillAAmos) May 28, 2021
Ky është momenti i dytë i sikletshëm në kamera i këtij politikani, brenda disa javësh.
Më 14 prill, ai u pa i zhveshur gjatë një konference me video parlamentare. Një foto e shkrepur gjatë videos qarkulloi gjerësisht në internet. /Telegrafi/